Arrestohet gruaja me vizë të falsifikuar në aeroport

Një grua shqiptare është arrestuar mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
E dyshuara në shkuarje në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën shqiptare me vizë të Mbretërisë se Bashkuar e cila vizë dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia e Kosovës ka raportuar se dokumenti është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button