Arrestohet “hajni” i laptopëve dhe alkoolit

Është arrestuar një 21-vjeçar nën dyshimin se bashkë me disa të tjerë  gjatë muajit janar kishin vjedhur 2 laptop dhe 2 litra alkool.
Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin me inicialet D. H lindur në vitin 2001.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 15.01.2022, rreth orës 08:40, ka pranuar një informacion se në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë, person/a të pa njohur kishin hyrë në një lokal dhe nga aty kanë vjedhur: dy (2) llap top, dy (2) litra alkool dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në një komunikatë të Policisë.
Pas intervistimit të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, me urdhër të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh./21Media

Back to top button