Arrestohet i dyshuari i katërt për zjarrvënie në Gjykatën Themelore dega në Kaçanik

Është arrestuar edhe një i dyshuar për zjarrvënie në Gjykatën Themelore dega në Kaçanik, njofton policia.

“Në orën 20:00 i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.”, thuhet në njoftim

Kujtojmë se lidhur me këtë rast janë të arrestuar edhe tre persona të tjerë ./21Media

Back to top button