Arrestohet i dyshuari pasi i dehur kanosi e më pas tentoi ta sulmojë me thikë bashkëshorten

Një person është arrestuar nën dyshimin se nën ndikimin e alkoolit ka kanosur e më pas ma tentuar ta sulmojë me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten në Partesh dhe u iniciua si “Dhunë në familje.

“Partesh 26.12.2025-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur e me pas edhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht me një thikë bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Back to top button