Arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve të rënda

Një 52 vjeç është arrestuar në Prishtinë, i dyshuar për vjedhje.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për portalin rtv21.tv, ka thënë se i dyshuari është arrestuar për 8 raste të vjedhjeve.
Pllana shtoi se hetuesit janë duke bërë hetime lidhur me rastin.
“Arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve të rënda Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur arrestimin e një personi të dyshuar për së paku 8 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në Prishtinë. Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: – B.C, mashkull, 52 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, tha Pllana për portalin rtv21.tv /21Media