Arrestohet i dyshuari për fajde në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprimtarinë kriminale “fajde”.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kanë realizuar operacionin ku kanë kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 2024 – NN. Më 06.08.2025 njësitë e hetuesisë në bashkëpunim me prokurorinë kanë realizuar një operacion ku kanë arrestuar në flagrancë një mashkull kosovar duke pranuar para nga viktima mashkull kosovar, në emër të kamatës për fajde. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës