Arrestohet i dyshuari për rrahjen e bashkëshortes në Prizren

(Lajm i përditësuar)
Arrestohet i dyshuari për rrahjen e bashkëshortes në Prizren
Policia ka arrestuar të dyshuarin që rrahu bashkëshorten e tij në Prizren. Videoja e rrahjes brutale është publikuar sot në rrjetet sociale.
Është arrestuar idyshuari që rrahu bashkëshorten e tij në Prizren.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi.
“Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të ciljn shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj nje femre. Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima. Polcia ka lokalizuar të dy dhe janë shoqëruar për në stacionin policor. Janë intervsituar të dy nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë janë çift dhe bashkëjetojn.. Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij”.
“Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njftuar për të drejtat e saj”.
Video e rrajes është publikuar sot në rrjete sociale.
Policia jep detaje për rastin në Prizren, viktima dhe i dyshuari janë bashkëshortë
Një video ka qarkualluar në rrjet gjatë ditës së sotme ku shihet një burrë duke rrahur një grua.
Lidhur me këtë zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit ka thënë se se janë duke u intervistuar viktima dhe i dyshuari, duke shtuar se viktima dhe i dyshuari janë bashkëshortë.
“Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacioit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort.”
“Policia është në kontakt me prokurorin e shtetit dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij. Polcia ofron siguri për qytetarët në çdo kohë, dhuna e kundër ligjshme nuk tolerohet dhe policia është e gatshme të zbatoj ligjin në bazë të autorizimeve të saj”, ka thënë Bytyqi.