Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 22 vjeçarit në Lipjan
Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e një 22 vjeçari në Lipjan.
Më datë 5 gusht ishte raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre personave dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.
Të lënduarit ishin dërguar në QKUK për trajtim, ku njëri nga ta duke mos i përballuar lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim./21Media