Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 47 vjeçarit për gjakmarrje

Është arrestuar sot i dyshuari për vrasjen e 47 vjeçarit, mbrëmë në fshatin Gudë e Re, në Shkodër.
Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje.
“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në ambientet e një lokali, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, 47-vjeçari Prekë Tonaj, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re.”, ka informuar Policia.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme./21Media

Back to top button