Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një irakiani në Vërmicë në vitin 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas sirian i dyshuar për vrasjen e një shtetasi irakian në në afërsi të zonës kufitare në Vërmicës të Prizrenit.

“Pas një punë operativo-hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit M.A. , mashkull, shtetas Sirian, i cili dyshohet se më datë 18.06.2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicës të Prizrenit ka privuar nga jeta shtetasin Irakian J. H., mashkull, 31 vjeçar me këtë rast ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”.

I njëjti sot me date 15.10.2024, rreth orës 09:30, në Rajonin e Pejës është arrestuar nga Hetuesit dhe është shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren për procedura të mëtejme hetimore.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarr ne koordinim me prokurorin e shtetit, i cili dhe ka lëshuar Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button