Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Pataqan të Klinës

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen në Pataqan të Klinës.
Si i dyshuari për shkak të një konflikti e ka plagosur një person me armë zjarri, viktima nga aty me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.
Siç thuhet në njoftim policia dje ishte njoftuar për një rast rrahje në këtë fshat dhe ishte në kërkim të dyshuarve.
”Nga Gjykata themelore ne Pejë, me urdhër të gjyqtarit janë bastisur katër 4 lokacione (shtëpi),  3 nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e te dyshuarit A.N. lindur me 1967 janë gjetur dhe sekuestruar, 8 armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion”, thuhet në njoftim.
Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh./21Media






Back to top button