Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prizren

(Lajm i përditësuar)


Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prizren

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen në Prizren. Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“I dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar.  Gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, ka njoftuar Bytyqi.


Vritet një person në Prizren

Një person në Prizren ka vdekur si pasojë e plagëve të marra me thikë.

Lajmi është konfirmuar nga polii dyshuari është identifikuar dhe ndodhet në arrati. Rasti ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Zhur.

“Sonte, më datë 10.08.2025, rreth orës 21:20, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se një person me lëndime është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, viktima, mashkull, ishte therur me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Patrullat policore janë nisur menjëherë në drejtim të fshatit Zhur për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Nga informacionet e mbledhura, i dyshuari është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati. Njësitë policore janë ende në terren dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij”, ka njoftuar Bytyqi.

Back to top button