Arrestohet i dyshuari që goditi me veturë këmbësoren në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 09:40 është identifikuar dhe më pas arrestuar personi që shkaktoi aksidentin dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku mbeti e lënduar një këmbësore.
I dyshuari me të ndodhur aksidenti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, automjeti është përcjellë nga hetuesit dhe i njëjti është ndalur në një autosrervis në Çagllavicë.
Mjeti i përfshirë në aksident i tipit Opel Corsa është konfiskuar.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit./21Media
Back to top button