Arrestohet kapiteni policor i dyshuar për fajde

 

 

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot në orët e pasdites një zyrtar policor me gradën e kapitenit (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të fajdes.

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë sot në orët e pasdites nga hetuesit e IPK-së në Ferizaj pas një hetimi të përbashkët me zyrtarët e Drejtorisë të Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

Hetimi i përbashkët lidhur me këtë rast kishte filluar rreth një vjet më parë, kurse si të dyshuar janë të përfshirë edhe disa qytetarë.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj hetuesit e IPK-së janë duke realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme.

 

Back to top button