Arrestohet mësuesi nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili

Një 76-vjeçar nga Prizreni, i cili dyshohet për pedofili është arrestuar.
Drejtoria Rajonale në Prizren ka konfirmuar për për portalin rtv21.tv i dyshuari F.K se me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Po ju konfirmojë se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar në polici, i njëjti me vendim të Prokurotit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Prizren ka thënë se i dyshuari F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.
Ai po dyshohet për pedofili, pasi iu publikuan pamje teksa shihej se si tentoi ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri./21Media

Back to top button