Arrestohet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga 180 shtete

Është arrestuar në Santa Marta (Magdalena) , Kolumbi shtetasin shqiptar, Besnik Nikolli, i njohur si alias ‘Niko’ ose ‘El Gordo’, i cili prej tetorit 2021 kërkohet nga autoritetet franceze nëpërmjet një qarkoreje të kuqe të Interpolit për trafik të drogës, raportojnë mediat kolumbiane, përcjell portali rtv21.tv

I arrestuari është përfshirë gjithashtu në krime të pastrimit të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vende.

Nga informacionet që posedonte organi hetimor përcaktohej se ‘Niko’ ka qenë në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani.

Këto veprime kanë bërë të arrestuarin të konsiderohej një objektiv me vlerë të lartë për Europolin, Interpolin dhe autoritetet franceze./21Media

Back to top button