Arrestohet në kufi për kontrabandim me migrantë

Një person i dyshuar, R.F. shtetas kosovar, është ndaluar për 48 orë nga njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ”Perëndimi” në Gjakovë, Stacioni për Mbikëqyrje te Kufirit në Vërmicë pasi që në veturën e tij janë gjetur 5 persona të rritur dhe 4 të mitur, të cilët kanë rezultuar të jenë migrantë, shtetas të huaj.
“Është inicuar rasti ndaj një personi të dyshuar për “ Kontrabandim me migrantë”  si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësinë për migrim dhe të huaj, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes për trajtim dhe  procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj, sipas ligjeve në fuqi për të huajt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente.
Policia e Kosovës metët e përkushtuar në parandalimin, luftimin e të gjithë  veprimtarive  të kundërligjshme./21Media
 

Back to top button