Arrestohet në Morinë 30-vjeçari nga Kosova, kishte drogë në veturë

Policia shqiptare ka njoftuar se kaarrestuar një 30-vjeçar nga Kosova pasi të njëjtit i është gjetur drogë në veturën e tij gjatë kontrollit në pikën kufitare në Morinë.
Në njoftim thuhet se policia ka gjetur 7.5 gramë lëndë canabis sativa.
Tutje bëhet e ditur se, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
”Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. M. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 7.25 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M. 30 vjeç, banues në Kosovë”, thuhet në njoftim.