​Arrestohet njё person i dyshuar për sulm ndaj policit në Istog

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog nën dyshimin për sulm ndaj një zyrtari policor.

Sipas njoftimit, dje derisa patrulla policore nё rroba civile ishin nё rrugën ‘Nёna Terezë’ nё Istog, kanё vërejtur njё veturё e cila ishte e ndaluar, ku nga zyrtarët policorë ёshtё kёrkuar qё tё kontrollohen, por i dyshuari ka ikur, duke mos respektuar urdhrin e policёve qё tё ndalet dhe i njëjti gjatё ikjes ka nxjerrё njё armё nga brezi dhe ua kishte drejtuar zyrtarёve policorë.

“Zyrtarët policorë kanё nxjerrё armёt zyrtare, me qёllim tё evitimit tё rrezikut pёr veten e tyre dhe qytetarёt, ku tё njëjtit i ёshtё dhёnё urdhёr verbal pёr lёshimin e armёs, me ç’rast ёshtё arritur neutralizimi dhe arrestimi i personit tё dyshuar, ku gjatё arrestimit ёshtё lënduar njёri nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, nga i dyshuari janё sekuestruar: njё (1) armё zoraki kal 9mm dhe njё karikator i sё njёjtёs armёs.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё.

Back to top button