Arrestohet një 19 vjeçar në Mitrovicë

Mbrëmë rreth orës 16:25, policia në Mitrovicë ka arrestuar një 19 vjeçar pas një informate se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, ka të shtëna me armë zjarri.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze te informatave kanë arritur ta identifikojnë vendin nga kane ardhur te shtënat, si dhe kanë arritur ta identifikojnë te dyshuarin V.F., 19 vjeçar dhe ta shoqërojnë në stacionin policor”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën gjysmë automatike prodhim jugosllav pa fishekë.
Sipas Policisë, 19-vjeçari është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, të dyshuarit në fjalë i është caktuar masa ndalim policor. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”./21Media

Back to top button