Arrestohet një 22-vjeçar, i sekuestrohen dy armë dhe qindra fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 22-vjeçar në Suharekë, të cilit i kanë sekuestruar një pushke gjysmë automatike, një pistoletë dhe 143 fishekë

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i dyshuari ka pranuar se me datë 27.11.2023 rrethe orës 13:30 kishte shtënë me armën gjysmë automatike në bjeshkët e fshatit Dellocë të Suharekës.

Rasti ka shkuar në procedure të rregullt, teksa është cilësuar si mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës.

“Me datë 07.12.2023 Sektori i hetimeve i stacionit policor në Suharekë , ka pranuar një informate (video incizim) se një person i dyshuari ka shtënë me armë zjarri ne një lokacion te panjohur. Pas pranimit te informatës sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suhareke, menjëherë ka filluar hetimet ku është identifikuar i dyshuari: F.B, i datëlindjes 2001 m/sh/k. I dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ne Suharekë, është intervistuar ka i njëjti ka pranuar se posedon dy armë.”, thuhet në njoftim.

Back to top button