Arrestohet një 22-vjeçar për grabitje në kryeqytet

Është arrestuar mbrëmë një person i dyshuar për vepën grabitje, që ka ndodhë më 19 janar të vitit 2022, në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë.
Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë rreth orës 19:00, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar: – E.B . mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, i njëjti është i njohur për policinë si përsëritës i veprave të ndryshme penale./21Media

Back to top button