​Arrestohet një 23-vjeçar i kërkuar me 12 urdhëresa të gjykatës

Njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë ka arrestuar mbrëmë një person të kërkuar me urdhëresa të gjykatës.

Ndaj personit të dyshuar E. Z. (23), shtetas i Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Back to top button