Arrestohet një 30 vjeçar i kërkuar në Kaçanik

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Kaçanik një person të kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot me datë 04.02.2022 rreth orës 15:00 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet U.R (M/K), i moshës 30 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e rëndë””, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./21Media

Back to top button