Arrestohet një 31-vjeçar në Obiliq

Sot nga njësite policore të stacionit të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, kryesisht vjedhje nga veturat.
“Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:– A.G. mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i kërkuar që nga muaji gusht i vitit 2022)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 7 raste të vjedhjeve të rënda./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?