Arrestohet një 31- vjeçar për vjedhje në Termocentralin Kosova A

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht ata të stacionit policor të Obiliqit, dje kanë arrestuar në flagrancë një person lidhur me vjedhjen e pajisjeve të metalta në depon kryesore të ”Kosova Thëngjillit”, në Termo Centralin, Kosova A.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinën, Agron Borovci i cili tha se i dyshuari L.H 31 vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë.
”Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për vjedhje të rëndë Prishtinë, 19 korrik 2021 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht ata të stacionit policor të Obiliqit, dje kanë arrestuar në flagrancë një person lidhur me vjedhjen e pajisjeve të metalta në depon kryesore të ”Kosova Thëngjillit”, në Termo Centralin, Kosova A. I dyshuari; • L. H. 31 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, pas arrestimit me aktvendim mbi ndalim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastin vjedhje e rëndë”, ka bërë të ditur Borovci./21Media

Back to top button