Arrestohet një 32 vjeçar i kërkuar në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Arrestimi i SH.T., 32 vjeçar, është bërë në Kaçanik të enjten rreth orës 15:20.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” me dënim burgimi prej 40 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button