Arrestohet një 35-vjeçar në Shtërpcë, kanosi me armë zjarri një person

Një 35-vjeçar është arrestuar të premten në mbrëmje pasi që dyshohet se ka përndjekur me veturë një person dhe e ka kanosur me armë zjarri në Brod të Shtërrpcës.

Kështu ka bërë të ditur Policia Rajonale e Ferizajit.

“Një person derisa po qarkullonte me veturën e tij me targa vendore, është përcjellur nga një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka ndaluar në rrugë dhe e ka kanosur me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të Shtërpcës”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur një armë zjarri me 28 fishekë.

“I dyshuari E.B ( M/K) i moshës 35 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button