Arrestohet një 36-vjeçar, mori kredi me dokumente fals

Një person me inicialet Sh.Sh është arrestuar pasi dyshohet se gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente të falsifikuara, siç janë letërnjoftimi, patent-shoferi, gjendja e llogarisë bankare, kontrata e punës dhe qirasë.

Sipas Policisë, i dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 euro. I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMW X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar.

“Sot, më 27.06.2023 është arritur të arrestohet ky person i cili më pastaj është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe ndaj tij është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’”, ka njoftuar policia.

Sh.Sh., i lindur më 1987, me aktvendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./21Media

Back to top button