Arrestohet një 37-vjeçar në Han të Elezit, dyshohet për pesë vjedhje

Njësia e hetimeve e stacionit të policisë në Han të Elezit, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet për disa vjedhje dhe tentim vjedhje që kanë ndodhur në Han të Elezit.

Policia ka njoftuar se lidhur me këto vjedhje kanë arrestuar një 37-vjeçar me inicialet N.R.

“I dyshuari N.R është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën për media.

I njëjti dyshohet për këto pesë raste:

– Me datën 13.03.2023 në rrugën “Imri Curri’’ në Han të Elezit  është vjedhur një sasi e parave në kasafortën e xhamisë.

– Me datën 13.05.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Han të Elezit është vjedhur nga kasaforta e xhamisë së qytetit një sasi e parave.

– Me datën 03.06.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit’’ në Han të Elezit është tentuar për t’u vjedhur kasaforta e xhamisë së qytetit.

– Me datën 16.06.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit’’ në Han të Elezit është tentuar për t’u vjedhur kutia e xhamisë (ku mblidhen para për ndihma humanitare).

– Me datën 19.06.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit’’ është tentuar për të vjedhur në xhaminë e qytetit dhe janë demoluar orenditë./21Media

Back to top button