Arrestohet një 37 vjeçar në Podujevë, vodhi gjësende në vlerë mbi një mijë euro

Mbrëmë nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Xhemail Mustafa”, në Podujevë.
Personi i cili dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali, ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1 mijë e 250 euro, është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar A.H, 37 vjeçar, është dërguar në mbajtje.
I njëjti për veprën vjedhje e rëndë dhe disa vjedhje të tjera ku dyshohet të jetë i përfshirë, do të intervistohet sot për shkak se pas bërjes së testit, mbrëmë ka rezuluar i dehur./21Media

Back to top button