Arrestohet një 42 vjeçar për dhunimin e 18 vjeçares në Ferizaj

Dje është arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se më 17 shtator e ka dhunuar një vajzë.
Në raportin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Drejtori i Policisë rajonale në Ferizaj, Basri Shabani tha për portalin rtv21.tv tha se viktima e i dyshuari janë nga komuna e Suharekës.
Viktima është 18-vjeçare, kurse i dyshuari 42-vjeçar.
“Viktima është e lindur në vitin 2004″, tha Shabani./21Media

Back to top button