Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për falsifikim të parasë.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në Fushë-Kosovë.
Ndërkaq të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur 2 kartëmonedha nga 200 euro të falsifikuara.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 2×200€ para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media