Arrestohet një burrë për lëndim të rëndë trupor

Në orët e para të së shtunës Policia është njoftuar se një i dyshuar i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi, në vendin e quajtur “Guri i Zi” në Kaçanik.
I lënduari pasi kishte marrë ndihmën e pare mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për t’u trajtuar më tej.
Kurse, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por Policia më pas ka arritur ta gjejë dhe arrestojë.
I dyshuari A.Z., 52 vjeç, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?