Arrestohet një burrë, tentoi të dhunonte një grua

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë me një grua.
Policia rastin e ka cilësuar si tentim dhunimi.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./21Media