Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një grua në Deçan për dhunë ndaj prindërve

Një grua në Deçan është arrestuar të martën më 04.03.2025 nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë ndaj prindërve të saj.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor në repartin psikiatrik në Spitalin e Pejës.

“Deçan / 04.03.2025 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj prindërve të saj. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në trajtim mjekësor në repartin psikiatrik në Spitalin e Pejës”, thuhet në njoftim.

Rasti po trajtohet si ‘dhunë në familje’. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button