Arrestohet një i dyshuar lidhur me vrasjen në Baicë të Lipjanit

Një person është arrestuar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e raportuar në Baicë të Lipjanit.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

I dyshuari T. K është arrestuar të martën e 12 gushtit.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

Policia pati raportuar se më 4 gusht ka gjetur një trup të pajetë të groposur në një arë të këtij fshati.

Më vonë u bë e ditur se viktima ishte Enver Bajraktari./21Media

Back to top button