Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Është arrestuar dje një person i dyshuar në Prishtinë për veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se “është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale”.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media