Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një i dyshuar për dhunim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për një rast të dhunimit që thuhet se ka ndodhur në korrik të vitit 2024 në Fushë Kosovë.

I dyshuari thuhet se është arrestuar të enjten dhe është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, më 23.01.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button