Arrestohet një i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it vitin e kaluar në Zveçan

Është arrestuar një i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sonte rreth orës 19e15 në pikën e kontrollit në Bistricë është ndalu një person L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 Majit 2023 ku ishin lënduar 93 zyrtar të KFOR-it. I njëjti është duke u intervistu në Mitrovica jug dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejm”, ka thënë Elshani./21Media

Back to top button