Arrestohet një i mitur për vjedhje në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës në Fushë Kosovë ka arrestuar një të mitur, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në dy raste vjedhje të rënda dhe një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj.
Rastet e vjedhjeve të rënda janë raportuar dje, ku në lokacione të ndryshme, nga dy vetura janë vjedhur shuma të parave mbi 200 euro.
Ndërsa rasti i shpërdorimit të pasurisë, ka ndodhur më 6 dhjetor, në parkun afër rrugës “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, ku ankueses i është marrë portofoli me dokumente dhe një shumë të parave mbi 300 euro.
Personi i dyshuar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.