Arrestohet një inspektor i punës, i kërkoi ryshfet një investitori të huaj

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë kanë arrit të sigurojnë informata/prova, të cilat dëshmojnë se pala ankuese/viktima M. K. (Pronar i një Kompanie Ndërtimi), shtetas i huaj me leje qëndrimi te përkohshme në Republikën e Kosovës, është kushtëzuar/penguar në realizimin e punimeve të ndërtimit nga një punonjës, respektivisht Inspektor i Punës në kuadër të Inspektoratit të Punës G. B., i cili dyshohet se ia ka kërkuar 2000.00 euro ryshfet që ta lejoj të punoj, në të kundërtën i Inspektori i ka thënë ankuesit se do t’ia ndërpres punimet që është duke i realizuar me kompaninë e tij.
Sipas njoftimit, për gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsulta të vazhdueshme me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore ne Prishtinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra (sigurimit të dëshmive/parat e sekuestruara nga i dyshuari te pranuara ne formë ryshfeti, sekuestrimit të telefonit që i dyshuari kanë poseduar me vete, si dhe provave tjera), është nxjerr përfundim se: Si rezultat i veprimeve nga personi i dyshuar (duke kushtëzuar viktimën për të dhen ryshfet për realizimin e te drejtës se tij/kryerja e punëve ne punishte, si dhe pranimi i ryshfetit shumen prej 1,000.00€ nga i dyshuari/Inspektori i Punës).
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari me inicialet G. B., dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.
“Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i KPRK-së.
“Sot me datë 28.01.2026 i dyshuari i lartcekur është intervistuar në cilësi të personit të dyshuar në prezencën e Avokatit mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore ne Prishtinë, Departamenti i Krimeve te Renda, i dyshuari G. B. është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për procedura të tjera ligjore”, thuhet në njoftim.