Arrestohet një instruktor i poligonit të gjuajtjes, pas plagosjes së zyrtarit policor

Një instruktor në poligonin e gjuajtjes ku mbeti i plagosur zyrtari policor në Novobërdë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës , njësia e Hetimeve Rajonale pas hetimeve në vazhdim lidhur me rastin Plagosje, me vendim të prokurorit të shtetit është arrestuar një instruktor i cili punon në këtë poligon. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar nga njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan”, bënë të ditur Hashani. /21Media