Arrestohet një kadet policor, dyshohet se e dhunoi një të mitur

Një kadet policor është arrestuar pasi që po dyshohet se është përfshirë në një rast dhunimi të një të miture në Lipjan.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Arbër Beka nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK).

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së. Si pjesë e procedurës është njoftuar AKSP dhe PK”, ka thënë Beka.

Rastin e kishte raportuar babai i saj në polici ndërsa e mitura ishte shpallur e zhdukur më datë 30.06.2024. Kështu të paktën thuhet në raportin policor të datës 02.07.2024. “Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor./21Media

Back to top button