Arrestohet një nga sulmuesit e gazetarëve në veri, Nemanja Vllaskoviq

Policia e Kosovës ka arrestuar një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj.
Njoftimin për arrestimin e Nemanja Vllaskoviqit e bëri ministri i Brendëshëm, Xhelal Sveçla.
Sveçla tha se i sapo arrestuari do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.
“Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, shkroi Sveçla në Facebook. /21Media