Arrestohet një oficer doganor

 

Mbrëmjen e së martës është arrestuar një oficer doganor dhe një person i dyshuar për dhënie të mitos dhe kontrabandim me barna.

Nga Dogana e Kosovës kanë treguar se në veturën e dyshuar janë gjetur sasi të konsiderueshme të barërave. Ndërsa në depon e tashmë të arrestuarit janë gjetur stok të konsiderueshme të barërave ilegale në sasi prej 17 mijë e 923 pako dhe 359 lloje të barnave.

“Mbrëmë njësit e Doganës kanë gjetur sasi të barnave në një veturë në afërsi të pikë kalimi kufitar dhe në bazë të dyshimit të arsyeshëm është arrestuar personi dhe zyrtari doganor. Në orët e mbrëmjes, zyrtaret doganor pas dyshimeve kanë ndalur një veturë të dyshimtë për kontrabandë të mundshme të barërave. Pas ndalimit të automjetit është gjetur sasi e konsiderueshme e barërave në pjesën e bagazhit. Bazuar ne indikacionet e mëtejme, zyrtaret doganor hetues kanë arritur të mësojnë se personi në fjalë posedon edhe një depo të improvizuar private në një parking nëntokësore në Prishtinë. Duke vepruar mbi këto indikacione dhe në bashkëpunim dhe udhëheqje të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, zyrtaret doganor kanë hyrë në këtë depo, ku kane gjetur stok të konsiderueshme të barërave ilegale në sasi prej 17, 923 pako, 359 lloje të barnave”, thuhet në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës.

Tutje thuhet se “Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyre ka qenë i përfshirë në lejimin e kontrabandës. Me këtë rast, hetuesit e Doganës pas urdhrit nga Prokurori, kanë arrestuar zyrtarin doganor si dhe personin e dyshimtë, ndërsa barërat ilegale janë sekuestruar të gjitha”.

Zyrtari doganor do të bëhet menjëherë dhe ndaj tij do të iniciohet hetim mbi përgjegjësinë menaxheriale të mbikëqyrësit të zyrtarit në fjalë.

“Suspendimi i zyrtarit përgjegjës do të bëhet me efekt të menjëhershëm, ndërsa që do te iniciohet hetim mbi përgjegjësinë menaxheriale të mbikëqyrësit të zyrtarit në fjalë. Dogana e Kosovës siguron publikun se çmojmë lartë shëndetin e qytetarëve te saj, sigurinë e produkteve, sikurse që kërkojmë të luftojmë të gjitha format e keqpërdorimin dhe neglizhencës së detyrës zyrtare, andaj kërkojmë bashkëpunimin e qytetareve, duke i siguruar të gjithë se do të bëjmë gjithçka që identiteti i qytetarëve që bashkëpunojnë të ruhet me kujdes te veçantë”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative.

Back to top button