Arrestohet një person i nacionalitetit serb për krime gjatë luftës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb të dyshuar për krime lufte.

“I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po ashtu njofton se të gjitha veprimet janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button