Arrestohet një person lidhur me grabitjen e armatosur në Veternik

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka njoftuar se në bashkëpunim me hetuesit policor kanë ndalur një person, ndërsa po vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati.

“Prokurori kujdestar është informuar nga Njësiti Policor se në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur rasti i ‘’Grabitjes’’. Ndërkohë hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit kanë ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, njofton tutje Prokuroria.

Back to top button