Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person në Dragodan për kanosje

Një person është arrestuar sot në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, i njëjti dyshohet për një rast të kanosjes.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana tha se personi i arrestuar është duke u intervistuar.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, tha ai për portalin rtv21.tv /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button