Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri dhe ka shpërndarë pamje në rrjete sociale.

Sipas raportit ditor të policisë, arrestimi i tij është bërë më 3 janar. Gjatë arrestimit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri e tipit “Zoraki” me një karikator.

Kurse pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Back to top button